Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZeqirija Ibrahimi: BDI-ja nuk rrëzohet më në zgjedhje, por në shesh

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja nuk rrëzohet më në zgjedhje, por në shesh

Nënkryetari i Partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, përmes një statusi në Facebook edhe një herë ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 15 korrikut, duke i cilësuar si skandaloze të KSHZ-së. Duke e akuzuar BDI-në si parti që zgjedhjet i fiton me vjedhje, Ibrahimi ka shkruajtur se BDI nuk rrëzohet më në zgjedhje por në shesh.

Statusi i plotë i Ibrahimit:

“Nuk di çfarë do të jenë qëndrimet partiake, ama për mua këto rezultate të KSHZ-së janë skandaloze. Një parti që i blen votuesit, vëzhguesit, komisionarët, madje i synon edhe anëtarët e KSHZ-së, të dalë të flasë me gjuhë të moralshme dhe të virgjër sikur nuk ka asnjë mëkat hajnie, kjo është perverse.
Shqiptarët duhet ta dinë se për BDI-në fjalët “vjedhje” dhe “zgjedhje” tashmë janë sinonime. Prandaj konstatimi im është se BDI-ja nuk rrëzohet më në zgjedhje, por në shesh.
Poshtë diktatura!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments