Vetëm njëri nga gjashtë inspektorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim që detyruan dhunshëm Ramadan Ramadanin të dëshmojë në rastin e Sopotiti, është në pension.
Mile Anonovski, pensionist, aktualisht është këshilltar komunal në Komunën e Kumanovës nga radhët e LSDM-së, si dhe sekretar gjeneral i Partisë Pensionistët e Bashkuar në Kumanovë, ndërsa Marjan Nikollovski, gjithashtu i Kumanovës me prejardhje nga Sopoti, është profesor në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Robert Ivanovski, Boban Stojanovski, Ilija Smilevski dhe Mile Vellkovski vazhdojnë punën në DSK, ndërkohë që Bobani dhe Ilija kanë ushtruar detyra të larta në DSK, konkretisht në Drejtorinë e Analitikës dhe në Sektorin për ndarjen e certifikatave të sigurisë./koha.mk