Zaev publikon bisedat telefonike që dëshmojnë vjedhjen e zgjedhjeve në Maqedoni.
“Gruevski në kuptimin e plotë të fljalës i kurdis dhe i vjedh zgjedhjet në Maqedoni. Gruevski dhe grup i ngushtë qe ka bërë vjedhje të pashembullta,” ka thënë Zaev.
…………………….
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në fillim të “bombës” së shtatë paralajmëroi paraqitje të argumenteve për vjedhej të zgjedhjeve nga “Nikolla Gruevski dhe disa bashkëpunëtorëve të afërt të tij”.
“Presj sot fillojmë të paraqesim argumente për manipulime zgjedhore të cilat nuk janë shënuar as në suaza botërore. Janë shpërndarë letërnjoftime të falsifikuara, janë dënuar biznesmenët, tasksitët, bujqit. Ka pasur edhe kërcënime ndaj personave se familjet e tyre do të përfundojnë në hendek. Do të dëgjoni bisedë mes Jankullovskës dhe Gruevskit se në banesa prej 40 katrorëve janë vendosur qindra votues nga Pusteci dhe Sveti Nikolla që janë evidentuar dhe kanë votuar në më shumë adresa”, tha Zaev.