Kryetari I LSDM-së Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje gazetarësh, garantoi se nuk do të kursejë as politikanët shqiptarë. Zaev tha se nëse ai i kursen, faktet për politikanët shqiptarë do t’i publikojë Mijallkovi.
“Duhet të keni durim që e vërtëta e plotë të dal në shesh, hap pas hapi para opinionit. Nëse diçka fshehim unë dhe opozita, atë e posedon Mijallkovi dhe ai do të publikojë dhe do ta publikojë duke na goditur edhe neve”, tha Zaev.
Ai nuk dha përgjigje plotësisht konkrete në pyetjen nëse posedon të dhëna për vrasje të kurdisura, siç ishte vrasja e Harun Aliut dhe vrasja e pesëfishtë në Smilkovc.
“Nëse më pyetni se a posedoj argumente për vrasje të porositura, atëherë përgjigja ime është jo. Por mund të them se posedojmë dëshmi për gjëra lidhur me proceset gjyqësore konkrete që I përmendët ju”, iu pëgjigj Zaev gazetarit.