Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev, Xhaferi, Gruevski dhe Ahmeti mbrëmë u pritën nga presidenti Ivanov, ja...

Zaev, Xhaferi, Gruevski dhe Ahmeti mbrëmë u pritën nga presidenti Ivanov, ja çfarë u diskutua

Kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe liderët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe BDI-së, Ali Ahmeti, mbrëmë kanë pasur takim te presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, kumtojnë nga Kabineti i presidentit, transmeton Express.
Sipas kumtesës, takimi është realizuar në vilën “Vodno” si rezultat i bisedimeve të filluara paraprakisht.

Më 28 nëntor, në natën kur janë arrestuar 36 të dyshuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill, në mesin e të cilëve kanë qenë 6 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, në takim te presidenti ka qenë kryeministri Zaev dhe Gruevski.

Për takimin e mbrëmshëm kumtohet se “janë këmbyer mendime për ndodhitë aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe është diskutuar për zgjidhje që të dilet nga gjendja momentale të tensionuar në shtet, ndërkaq e cila ka shkaktuar shqetësim te qytetarët.

“Bashkëbiseduesit janë pajtuar se është e patjetërsueshme që të gjithë aktorët në shoqëri duhet të jenë në drejtim të ndërtimit të konsensusit për dialog nacional, në funksionimin e qetësimit dhe normalizimit të proceseve politike, si bazë për vazhdimin e prioriteteve reformuese të Maqedonisë. Për çështjet të cilat kanë shkaktuar interes në këtë takim, bisedimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e presidentit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë mbledhjen e 25-të për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, për shkak të paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Për heqjen e imunitetit nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 votave.

Me këtë do të përfundojë procedura e paraparë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutës për heqjen e imunitetit të deputetit për Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski.

Është e qartë se Kuvendi do t’ua heqë imunitetin deputetëve, por edhe përkundër kësaj, ata, sipas legjislaturës dhe Kushtetutës, do të mbeten në funksionin e deputetit derisa aktvendimi i mundshëm i Gjykatës penale nuk bëhet i plotfuqishëm dhe nëse deputeti është i dënuar për vepër penale për të cilën është caktuar dënim me burg në kohëzgjatje prej së paku pesë viteve.

Mbledhjen e Parlamentit për heqjen e imunitetit, spikeri Talat Xhaferi e caktoi pasi që dje Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit me votim individual vendosi t’ua heqë imunitetin gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në mbledhje morën pjesë deputetët e LSDM-së, si dhe disa nga BDI dhe BESA. Të zgjedhurit e popullit nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, si dhe deputetët për imunitetin e të cilëve u debatua, edhe pse të ftuar, nuk morën pjesë në mbledhje.

I vetmi që foli në mbledhje ishte deputeti Aleksandar Kiracovski nga LSDM, i cili shkurtimisht vlerësoi se ngjarjet e 27 prillit ishin sulm ndaj demokracisë dhe rendit kushtetues të vendit dhe tentativë për rrezikimin e jetës së deputetëve nga opozita e atëhershme. Institucionet e Republikës së Maqedonisë, sipas tij, kanë detyrë ta zbardhin këtë rast për të mos u përsëritur më asnjëherë. Situata, shtoi ai, është shumë e pastër, faktet janë të dukshme, argumentet janë më të mëdha se të gjithë ne.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së doli me kumtesë në të cilën thekson se vendimi i Komisionit për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit nuk është bazuar në fakte dhe argumente, por në dëshirën për revanshizëm politik të LSDM-së dhe ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, por edhe ndaj shumë qytetarëve.

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se fajtorët për dhunën në Kuvendin e RM-së më 27 prill duhet të përgjigjen, por se duhet të respektohet edhe presumcioni i pafajësisë.

Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i ndjek për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!