Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Unë nuk kam biseduar me PDSH-në, që ajo te jetë pjesë...

Zaev: Unë nuk kam biseduar me PDSH-në, që ajo te jetë pjesë e Qeverisë

PDSH-në nuk e ka ftuar askush që të jetë pjesë e Qeverisë, edhe përkundër që kryeministri Zoran Zaev vazhdon të deklaroj se koalicioni që ai e udhëheq është i hapur për bashkëpunim me partitë tjera dhe deputetët e pakicës. Zaev paralajmëroi që së shpejti do të zgjidhen edhe emrat e rinj që do të udhëheqin me vendet vakante në Qeveri.
“Unë nuk kam biseduar me PDSH-në, që ajo te jetë pjesë e Qeverisë. Besoj që shumë shpejt do t’i bëjmë zgjidhjet kuadrovike për vendet e lira. Ende mbaj qëndrimin që koalicioni i deritanishëm mbetet i hapur për bashkëpunim me partitë tjera politike dhe individët në Kuvend. Më së shumti e rëndësishme është interesi nacional, reforma dhe prioritet e qytetarëve të RM-së”, deklaroi Zoran Zaev, njofton Alsat-M.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë largoi dyshimet për tërheqjen e mundshëm të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria. Ai tha se emrin për kreun e ardhshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, do t’ia propozoj personalisht kryeministrit Zoran Zaev.

0Ne për momentin që flasim jemi pjesë e Qeverisë. I vetmi aktorë politik brenda Qeverisë i cili dëshiron që Aleancën për Shqiptarët të mos e shohë në aty, që të mos e këtë në koalicion qeverisës është BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Këtë e kanë thënë vazhdimisht gjatë fushatës bile ka pasur konstatime që ASH ka dalur nga Qeveria- deklaroi Ziadin Sela – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Nga Partia Demokratike Shqiptare vazhdojnë të heshtin, ndërsa sipas informatave jozyrtare, Menduh Thaçi kërkon së paku dy ministri për të t’iu bashkangjitur shumicës parlamentare. Nga Lëvizja Besa thonë se do shqyrtojnë të gjitha mundësitë eventuale për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare në qoftë se bëhet fjalë për hapërimin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në NATO dhe në BE.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!