Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Qytetarët do ta thonë fjalën e fundit në referendum

Zaev: Qytetarët do ta thonë fjalën e fundit në referendum

Pas marrëveshjes me Bullgarinë është arritur marrëveshje dinjitoze edhe me Greqinë, me ç’ka është mbyllur edhe çështja e fundit e cila qëndron në rrugën e Maqedonisë në aspiratat euroatlantike, tha sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me delegacionin e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dialog posmonitorues me Republikën e Maqedonisë, të udhëhequr nga bashkëraportuesit Liza Kristoferesn dhe Valeriu Gileçi.
“Qytetarët do ta japin fjalën e fundit në referendum lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, por pres vetëdije shoqërore dhe të gjithë të qëndrojmë pas zhvillimit të Maqedonisë dhe të vazhdojmë edhe më aktivisht të ecim para”, theksoi kryeministri.

Sipas tij, marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në do të jetë motiv më shumë në qasjen energjike reformuese të Qeverisë, e cila në këtë proces i përfshinë aktivisht të gjithë faktorët tjerë shoqëror dhe politikë.

Nga Kabineti i kryeministrit kumtuan se në takim është biseduar për reformat në gjyqësi, respektimin e ligjeve, demokracisë dhe të drejtat e njeriut, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe për pjekurinë e dukur nga të gjitha subjektet politike në vend për sjelljen e vendimeve në interes të perspektiva të mëtejme dhe stabilitetit të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KE japin mbështetje të proceseve eurointegruese të Maqedonisë dhe progresit të shtetit.

“Maqedonia është në rrugë të mirë në realizimin e të gjitha qëllimeve të tyre strategjike, integrimet në BE dhe në NATO dhe jetë më të mirë të qytetarëve në plan ekonomik. I zbatojmë reformat e nevojshme në vend përmes politikave gjithëpërfshirëse dhe zhvillojmë politika të fqinjësisë së mirë, që i hapën perspektivat e shtetit tonë”, ka vlerësuar kryeministri Zaev.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments