Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë me radio “Antena M” ka theksuar se ai pret një reagim të ashpër nga Rusia, kur do të vjen koha që Maqedonia të bashkohet me NATO-n, siç ishte rasti me Malin e Zi, përcjell TetovaSot.
“Si reaguan ndaj Malit të Zi, me siguri do të reagojnë ashpër. Jemi gati. Vendi im nuk ka alternativë tjetër. Ne duam të avancojmë bashkëpunimin tonë me Rusinë, ne duam që sa më shumë domate të shesim atje, dhe lakra dhe të gjitha produktet tona bujqësore që kemi. Por ne nuk kemi alternativë për NATO-s”, theksoi Zoran Zaev.