Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Po të kisha dëshmi për rastin “Monstra”, do t’i publikoja deri...

Zaev: Po të kisha dëshmi për rastin “Monstra”, do t’i publikoja deri në fund

Nëse do të kishte dëshmi konkrete, besoni, si çdo bombë ashtu edhe këtë bombë do ta publikoja deri në fund.
Por, atje ka indikacione serioze dhe obligimi im para së gjithash si qytetar dhe në atë kohë si shef i opozitës, është që komplet t’i dorëzoj tek prokuroria Speciale Publike, deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për atë nëse ka dëshmi që mund ta zbardhin vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës të njohur si rasti “Monstra”.

Deputeti Zoran Ilioski e akuzoi Zaevin se po manipulon me ndjenjat e prindërve të djemve të vrarë, se ka përgjegjësi morale për të thënë pse e bën këtë dhe nëse me të vërtetë ka dëshmi me të cilat do të zbardhet vrasja tel Liqeni i Smilkovës.
Kryeministri ishte i drejtpërdrejtë se dëshmitë nga fillimi deri në fund dhe gjithçka tjetër që ka poseduar janë dorëzuar deri tek PSP-ja dhe se me to është njoftuar edhe babai i njërit prej djemve të vrarë.

“Babai i njërit prej djemve të vrarë ka pasur mundësi sepse janë prindër të shohë si personi i akuzuar Fejzi Aziri bisedon me kryetarin e atëhershëm të Gostivarit Nevzat Bejta duke e lutur t’i paguhen subvencionet dhe këtë e ka parë, e kanë parë edhe të gjithë dhe ashtu është dorëzuar. I ka parë madje edhe telefonat të cilat gjoja ishin fshehur. Pse? Për atë që ndoshta nuk kam të drejtë publikisht të publikoj të dhëna tjera, por kam të drejtë njërit prej prindërve i cili e ka humbur fëmijën e vet, këtë t’ia tregoj”, theksoi Zaev.

Prindërit e viktimave, siç tha, meritojnë hetim shtesë në këtë rast, sepse ka edhe dëshmi shtesë që duhet të hetohen.

“Nuk ka kurrfarë sekreti ashtu që, absolutisht, vendosja e çështjeve të tilla mund të jetë vetëm një populizëm i zhveshur, por transparenca në udhëheqjen e politikave të kësaj Qeverie askush nuk do të arrijë t’i kthejë. Sado që të jetë e dhimbshme, sado të që të jetë vështirë, sado që të jetë diçka e përditshme në punë, deri në fund qytetarët meritojnë përgjigje dhe nga kjo Qeveri t’i marrin të gjitha përgjigjet e mundshme”, thekson Zaev. Tha se nuk guxon të lejojë si politikan të jetë hulumtues dhe prokuror.

Zaev gjithashtu tha se e drejta dhe shteti juridik është përmirësuar në shtet, lufta me korrupsionin është efikas dhe Qeveria vazhdon ta avancojë me efekte edhe më të mëdha.

“Nga të gjitha 22 rastet e vrasjeve, duke filluar nga fillimi i vitit 2017 e dhe pse kjo Qeveri është nga 1 janari i vitit 2017, i kanë trashëguan lëndët strukturat e reja të MPB-së dhe vazhduan t’i punojnë, vetëm dy nuk janë zbuluar deri në fund, ndërsa vazhdon hetimi. patëm raste të tilla, janë bërë publike dhe transparente dhe për këtë qytetarët janë të informuar”, tha kryeministri.

Sipas tij, çështja është nëse mund të zbulohen edhe kryerësit e vrasjeve tek Liqeni i Smilkovës, të zbardhen deri në fund rastet e Kumanovës dhe vdekja e gazetarit Nikolla Mladenov për çka në opinion ka interes serioz.

“Çështja është pse dikur qeveria paraprake madje edhe i ka fshehur vrasjet, këtë e kanë parë të gjitha sistemet”, tha Zaev në seancën e sotme për pyetje të deputetëve./Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!