Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Zaev përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev shprehet kategorik kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij zgjedhjet do të përbënin tradhti ndaj qytetarëve, të cilët siç tha kanë vendosur për rrugën evropiane të vendit. Zaev porositi Mickoskin në vend se të kërkojë dorëheqjen e Qeverisë, të shoh oborrin e partisë së tij.

Nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë detyrim të pabazë për dorëheqjen e Qeverisë. Nuk ka as nevojë, as logjikë për dorëheqje. Qeveria është e qëndrueshme, e mbështetur nga shumicë stabile në Kuvend. Mickoski le të shoh në oborrin e tij në Pallatin e Bardhë, le të mendohet dhe zëshëm le ti përgjigjet vetvetes, i cili logjikisht duhet të japë dorëheqje pas kaq humbjesh zgjedhore – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA tha se regjistrimi i popullsisë në vend do të realizohet si operacion statistikor, i domosdoshëm për vendin, e jo si operacion politik, siç dëshiron VMRO-DPMNE-ja.

Një nga kërkesat e opozitës është që përsëri të kthehemi në Komision Shtetëror për Regjistrim me anëtar të partive politike, në formatin e njëjtë si në vitin 2011, e cila ishte arsyeja kryesore që regjistrimi ishte i pasuksesshëm. Regjistrimi nuk është dhe nuk do të jetë operacion politik, siç dëshiron VMRO-DPMNE. Me vendimet e propozim Ligjit, regjistrimi do të realizohet vetëm si operacion statistikor në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Nga ana tjetër, pikërisht VMRO-DPMNE me kërkesat dhe amendamentet e ligjit, dëshiron ta bëjë regjistrimin instrument politik – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Pas qëndrimeve të këtilla të kryeministrit, kanë reaguar nga opozita. VMRO-DPMNE thekson se pikërisht kryeministri Zaev ka shkatërruar gjithçka që është ndërtuar me shekuj e dekada. Opozita theksoi se Zaev duhej të dorëhiqej që kur vendi mori veto nga Bullgaria për hapjen e negociatave me BE.

Mefail Ismaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!