Kryeministri Zoran Zaev tha se pret që ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov të gjendet ndërsa në të kundërtën do të ketë përgjegjësi.
“Njëjtë si i tërë populli jonë edhe unë jam i dëshpëruar se përse nuk është arrestuar. Kërkojë menjëherë të veprojnë institucionet dhe ta gjejnë. Pres detaje nga pushteti ekzekutiv, gjegjësisht nga MPB. Pres detaje nga gjykata, prokurori dhe MPB. Populli jonë pret përgjegjësi nëse nuk zbatohet vendimi gjyqësor për mua për një nga rastet më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë”, tha Zaev, raporton SHENJA.