Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Nga 1 janari i ardhshëm, mjekimi pa pagesë për të gjithë...

Zaev: Nga 1 janari i ardhshëm, mjekimi pa pagesë për të gjithë qytetarët

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, gjatë pyetjeve nga ana e deputetëve dje në Parlamentin e Maqedonisë premtoi se nga 1 Janari i 2019-tës, Qeveria do të mundësojë shërim spitalor pa pagesë për të gjithë qytetarët e vendit.
Pos këtij premtimi, Zaevi u zotua edhe njëherë se nga viti i ardhshëm pagat e mjekëve specializantë do të rriten deri në 100.000 denarë.

“Caku që ne kemi vendosur në shërndetësi është që gjithashtu që nga 1 janari ta përfshijmë mjekimin shëndetësor pa pagesë për të gjithë qytetarët. Deri tani kemi pasur kapacitet që këtë ta bëjmë për fëmijët e atyre që pranojnë ndihma sociale. Jam i bindur se kështu si e çojmë punën, nga 1 janari 2019, edhe mjekimi pa pagesë do të përfshihet dhe rroga, gjegjësisht të ardhurat neto të mjekëve specialistë, të jetë 100 mijë denarë”, deklaroi Zaevi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments