Wednesday, June 25, 2025
Nabizi KFC Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev në mënyrë të përkryer largoi partitë shqiptare nga Qeveria, i llogarit...

Zaev në mënyrë të përkryer largoi partitë shqiptare nga Qeveria, i llogarit vetëm për numra për tua formuar qeverinë

Zaev në mënyrë të përkryer largoi subjektet shqiptare nga Qeveria, ato subjekte që ia bënë pikërisht qeverinë. Më parë ndodhi me ASH në dhe tani edhe me BDI – në. Kjo e fundit është tashmë vetëm formalisht në Qeveri sepse edhe kësaj radhe u shfaq një kryeministër i pushtetshëm që largon dhe zgjedhë kë të dojë. Ai ka të drejtë të bëhet edhe ministër. Ai ka të drejtë të jetë gjithçka. Ai e bën këtë sepse partitë shqiptare janë vetëm numra për tua formuar qeveritë maqedonasve dhe më pas një rreth I ngushtë edhe përfiton por mbi të gjitha mbetet I papërfillur. Ndërkombëtarët I kanë parë këto gjëra dhe ata e kanë kuptuar kameleonizmin maqedonas kundrejt nesh. Ata e dinë tashmë se çështja shqiptare akoma rri pezull dhe në realitetin e ri të këtij vendi vetëm një gjë ka ndryshuar, pra vetëm emri. Ne tashmë kemi frikë ta votojmë një parti shqiptare sepse ajo do tretet sapo të hyjë në Qeveri. Aty kanarinat e ëmbla shqiptare bëhen të dëgjueshëm dhe tregtia me fatet tona përherë i bën fitues palën tjetër.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments