Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Na pret një vjeshtë e paqartë, do të përballemi me shumë...

Zaev: Na pret një vjeshtë e paqartë, do të përballemi me shumë sfida

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, në memorialin në Kumanovë tha se ashtu sikur pasardhësit që luftuan për liri, vendi sot po lufton me pandeminë, për të cilën i pari i ekzekutivit kërkoi bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët.

“Botën po e pret një vjeshtë e paqartë, në të cilën do të përballemi me shumë sfida, lufta me pandeminë vazhdon dhe po intensifikohet. Këtë duhet ta kemi mision të parë çdo ditë derisa ta fitojmë edhe këtë luftë me këtë armik të padukshëm. Por si bota edhe ne do të përballemi me këtë vetëm nëse bashkëpunojmë dhe nëse i respektojmë masat, pikërisht nga ky vend i revolucionit dhe përpjekjes për liri dua të dërgoj mesazh për të gjithë, kjo është beteja jonë e sotme, kemi armik të padukshëm me të cilin presim të luftojmë së bashku, institucionet dhe qytetarët”, tha mes tjerash Zaev .

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments