Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Mund të falet borxhi për energji elektrike për 200 mijë qytetarë

Zaev: Mund të falet borxhi për energji elektrike për 200 mijë qytetarë

Ekziston vullnet i Qeverisë, ELEM dhe EVN që të fshihen borxhet për energji elektrike në vlerë prej 110 milionë euro për 200 mijë qytetarë dhe familje. Këtë e ka thënë, kryeministri Zoran Zaev në tribunën “Ekonomi e fuqishme- shans për të gjithë” e mbajtur në Ohër.

Ai ka theksuar se ekziston përparim në bisedimet me EVN dhe ELEM-in, për fshirjen e borxheve për energji elektrike të bëra deri në vitin 2006.
“Këtyre ditëve jemi në bisedime të thella, vullnetin mund ta themi lirshëm, ndërsa kur formalisht do ta nënshkruajmë marrëveshjen të njëjtën do ta bëjmë publike”, ka thënë Zaev, transmeton SHENJA.

Ai ka thënë se qëllimi është të fshihen borxhi prej 110 milionë euro.
“Këto janë shumë para dhe do të jetë një lehtësim për qytetarët:, ka shtuar Zaev.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments