Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZAEV: MO-ja i dha fund konfliktit të vitit 2001

ZAEV: MO-ja i dha fund konfliktit të vitit 2001

Paneli me temë “Rruga deri në Bruksel përmes Ohrit” për nder të shënimit të 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit është mbajt sot në Shkup.

Në këtë panel, paraqitje kanë pasur kryeministri Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe mysafirë të tjerë, nën organizimin e Sekretariatit për çështje evropiane me në krye Bujar Osmanin, transmeton Medial.mk.

Kryeministri Zaev tha se Marrëveshja e Ohrit paraqet dokument të rëndësishëm për Maqedoninë për shumë gjëra.

“Ai i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe garanton se dhuna nuk do të jetë mekanizëm për realizimin e çfarëdo qëllimi apo interesi politik. Me MO-në u mbrojtën sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit, ai garanton respektimin e parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të gjithë njerëzve para ligjit. Kontributi më i madh i MO-së është themeli i bashkëjetesës që vendosi i njëjti”, ka thënë Zaev.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments