Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski po zhvillojnë biseda intensive për tu marrë vesh për datën për zgjedhjet, njofton Telma.
Sipas këtij televizioni, në këto bisedime është përfshirë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa siç raportohet nuk do të ketë takim liderësh, përcjell INA.
Po ashtu raportohet se dallimet e theksuara të datave nga tre muaj tanimë kanë ardhur në 10 deri 15 ditë, pasi që palët janë afër një kompromisi.
Oferta e fundit e LSDM është që zgjedhjet të mbahen më 5 korrik, VMRO-DPMNE për 10 ditë më vonë, por siç mësohet palët mund të arrijnë kompromis.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski theksoi se nuk ka kompromis me Kushtetutën dhe ligjet dhe se zgjedhje duhet të ketë 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ai nuk përjashtoi mundësinë që kjo gjendja të vazhdojë edhe për disa ditë.
Afati i fundit për marrëveshje pritet të skadojë ditën e shtunë, kur Këshilli i Sigurisë do të mbajë mbledhje për të vendosur se a do të ketë edhe më tej gjendje të jashtëzakonshme. (INA