Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Maqedonia rrallë herë merr shans të tillë – të inkuadrohet në...

Zaev: Maqedonia rrallë herë merr shans të tillë – të inkuadrohet në familjen evropiane

LSDM tani për tani nuk ka projeksion se sa para do të shpenzojë për fushatën e referendumit, por të gjitha paratë që nga buxheti do të shpenzohen për atë
destinim në mënyrë të vetme dhe të jashtëzakonshme do të jenë për qira të hapësirës mediatike, deklaroi kryeministri Zoran Zaev sot në Kriva Pallankë, ku ka qenë i pranishëm në festimin e festës “Shën Mëria”, në manastirin “Shën Joakim Osogovski”.
“Edhe këtu do të doja të sqaroj një paqartësi – ato nuk janë paratë që do të ndahen për deputetët. Se si do të shpërndahen ato mjete është në pajtim me atë se kush është “pro” ndërsa kush “kundër” referendumit, sipas prononcimit të vetë deputetëve”, tha Zaev.
Sipas tij, LSDM-ja për referendumin do të mundohet të hyjë në koalicion me disa parti politike dhe prej këtu do të varet edhe buxheti i koalicionit me të cilin do të marrin pjesë para qytetarëve.
“Por, nuk besoj se do të nevojiten më shumë se 300-400 mijë euro, sepse vetë referendumi nuk është si zgjedhjet parlamentare dhe nuk kërkon shumë shpenzime për fushatë”, sqaroi kryeministri.
“Qëllimet tona janë referendumi të kalojë në atmosferë sa më miqësore dhe tërheqëse për qytetarët, më ndryshe nga çfarëdo lloj tjetër procesi zgjedhor”.
“Dhe për këtë besoj se qytetarët në atmosferë të tillë do të dalin dhe do të votojnë “pro”, tha Zaev nga Kriva Pallanka.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kryeministri tha se tani për tani nuk ka caktuar takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe pse, shtoi, “gjithmonë ka nevojë për takime mes kryeministrit dhe kryetarit të partisë më të madhe opozitare”.
Në pyetjen nëse është ligjore partitë politike të bëjnë thirrje në bojkot të referendumit, Zaev sqaroi se dëshiron në shtet secili të mundet ta tregojë qëndrimin e tij, por që Maqedonia rrallë herë merr shans të tillë të inkuadrohet në familjen evropiane.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë shansin historik, sepse nuk është e lehtë pas 27 viteve të arrihet marrëveshje e tillë e ndjeshme me Greqinë, që na i hap dyert drejt BE-së, drejt perspektivave më të mira, prosperitetit ekonomik, mbajtjes së të rinjve në shtet, ruajtjen e tërësisë territoriale të këtij vendi, të lënë nga gjyshërit dhe paraardhësit tanë. Dhe për atë unë besoj se qytetarët me votimin “pro” do t’i sigurojnë dy të tretat e nevojshme të votave të deputetëve për vazhdim të procedurave
juridiko-formale në Parlament”, sqaroi kryeministri Zaev nga Kriva Pallanka.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!