Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Maqedonia pranon ndërrimin e emrit me këtë kusht

Zaev: Maqedonia pranon ndërrimin e emrit me këtë kusht

Qeveria e Maqedonisë është e gatshme që të pranojë emër me përcaktim gjeografik, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev, por pa dhënë detaje mbi emrin e mundshëm që do të shënonte një hap shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me Greqinë.
Pas takimit me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, Zaev tha se me rëndësi është që të vazhdojnë bisedimet me Athinën zyrtare, dhe sa më shpejt të arrihet zgjidhja përfundimtare për çështjen e emrit .

“Ne, jemi të gatshëm për përcaktim gjeografik. Këtu do të ndalem paksa sepse është çështje e ndjeshme. Duhet t’i japim shans bisedimeve për arritjen e zgjidhjes. Në të njëjtën kohë, vendosëm bashkë që çdo ide e mundshme që do na shpie deri tek zgjidhja. Gjithçka që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit duhet ta shfrytëzojmë”, ka deklaruar Zaev.

Kryeministri Zaev ka njoftuar edhe për vendimin e Qeverisë për riemërimin e aeroportit “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, dhe të autostradës “Aleksandri i Madh” në Autostradën “Miqësia”. /albeu.com

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments