Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev kërkon opozitën shqiptare në Qeveri

Zaev kërkon opozitën shqiptare në Qeveri

Rikonstrumi i Qeverisë diskutohet brenda partive që janë pjesë e koalicionit qeveritar por nuk ka vendime konkrete për ndarjen e re të mundshme të resoreve ministrore.
Zv.kryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika, deklaroi se akoma është e paqartë nëse do të bëhet zgjerimi i shumicës parlamentare dhe koalicionit qeveritar. I pyetur nëse partia e tij do të mbështesë përfshirjen e dy fraksioneve të Besës dhe PDSH në ekzekutiv, Lika tha se brenda këtij subjekti ka mendime “për” dhe “kundër” por ata janë të interesuar për një shumicë më të qëndrueshme dhe vendimi përfundimtar do të jetë unanim.

Jemi në bisedime e sipër për të parë njëherë a është i nevojshëm zgjerimi i koalicionit, varësisht prej platformave që kanë partitë tjera që për momentin janë opozitare përveç VMRO-DPMNE-së. Bisedime zhvillohen dhe pastaj do të plotësohen edhe vendet e zbrazëta në nëpër ministri – Hazbi Lika, zv.kryeministër për Marrëveshjen e Ohrit.

Pavarësisht se kur mund të ndodhë rikonstruimi, Lika tha se tani për tani do të gjendet kuadër për postin e ministrit të Drejtësisë. Analisti Petar Arsovski deklaroi se rikonstruimi vjen edhe për shkak të nevojës për të pasur rezultate më konkrete nga reformat e planifikuara.

E para është nevoja për përforcimin e shumicës parlamentare dhe me këtë edhe përfshirjen eventuale të aktorëve dhe partnerëve të ri në Qeveri që nënkupton marrëveshje politike me të cilat duhet të hiqet dorë nga disa poste dhe riformatim i Qeverisë. E dyta është nevoja për zmadhimin e efikasitetit të reformave sepse Zaev përballet me shumë pritshmëri në mandatin e tij dhe me kritika gjithmonë e më të zëshme se jo mjaftueshëm shpejtë zbatohen reformat e nevojshme. Kjo ngjallë nevojë për njafarë përgjegjësie nga ministrat -analisti Petar Arsovski.

Sipas Arsovskit, Zaev përpiqet të ruaj imazhin e një pjesë të anëtarëve të ekzekutivit duke u dhënë një shtytje të re reformave. Mbetet e paqartë se cilat parti mund të bëhen pjesë e shumicës por së fundmi janë përfolur Lëvizja Besa dhe pesë deputetët e saj, PDSH-ja dhe dy deputetët e saj dhe Partia Socialiste e Maqedonisë dhe tre deputetët e saj e cila aktualisht është në koalicion parlamentar me VMRO-DPMNE-në.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!