Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev ka një pyetje: Si katër vende, miq tanë lejuan arratisjen e...

Zaev ka një pyetje: Si katër vende, miq tanë lejuan arratisjen e Gruevskit?

Hetimi do t’i zbulojë detajet për arratisjen e Gruevskit, por mbetet pyetja si katër vende, miq tanë, e lejuan këtë, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës punuese në Strumicë.

Zaev pret që opinioni shumë shpejt të informohet çfarë saktë ka ndodhur në Maqedoni rreth arratisjes së ish kryeministrit.

“Jam informuar nga MPB dhe e di deri më tani kur kanë mbërritur punët dhe besoj se shumë shpejt opinionit do t’i bëhen të ditur detajet çfarë ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë, sepse e dimë çfarë ka ndodhur në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe në Hungari. Mbetet pyetja si miqtë tanë, katër vende, e kanë lejuar këtë dhe gjithsesi mbetet pyetja si tre vende anëtare të NATO-s, duke demonstruar sundim të së drejtës, e them këtë nën thonjëza, në kohën kur shoqëria e Maqedonisë, Parlamenti i Maqedonisë seriozisht është fokusuar për shkak të frymëzimit të madh me të drejtë për të qenë anëtare e BE-së dhe e NATO-s, pikërisht kjo ndodh. Por, për këtë shkak janë hetimet, për këtë shkak janë informacionet të cilat do të ndahen me opinionin”, theksoi Zaev.

Të gjithë e pamë, shtoi ai, ndërsa edhe konfirmuan se me automjete diplomatike të Hungarisë dhe i shoqëruar nga diplomatë hungarezë, Gruevski ka mbërritur në Budapest.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments