Zaev: I kam falur dhunuesit e 27 prillit, ka nevojë për pajtim

0
23
epaselect epa05931625 Zoran Zaev (C), the leader of Social Democratic Union of Macedonia with blood on his face tries to leave the Parliament after protestors attacked him after they stormed the Macedonian Parliament in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 27 April 2017. President Ivanov didn't give the mandate for a new government, although Zoran Zaev (the leader of SDSM) provided a list of signatures, guaranteeing parliamentary majority he rejected giving him the mandate with explanation that the coalition between Zaev and the Albanian parties (with their platform for two official languages in the country) would destroy the constitutional order in the country. EPA/STR

Mua feja dhe prindërit më kanë mësuar të fal dhe dëshiroj të fal sepse Maqedonia ka nevojë për pajtim dhe zgjatje të dorës, por unë nuk jam as prokuror, as gjykatës, vetëm e thash atë që e ndjej, deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili sot dëshmoi në Gjykatën Penale në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Pas daljes nga salla e gjykatës, Zaev tha se ndjenja nuk është e këndshme, por ka obligim si çdo qytetar i ftuar ta kryejë obligim dhe të dëshmojë para gjykatësve. Ai nuk dha detaje nga dëshmia e tij për shkak se, siç tha ai, Maqedonia lëviz para dhe nuk dëshiron t’i kthejë qytetarët në ngjarjet e 27 prillit.

“Nuk është lehtë për këta persona që janë të akuzuar, nuk dua të shtoj diçka më tepër në lidhje me këtë”, tha Zaev.