Kryeministri Zoran Zaev sot në mëngjes, duke arritur në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Bruksel, i ftoi qytetarët e Maqedonisë më 14 korrik në festë të përbashkët në 15 qytete në tërë vendin për ta festuar ftesën për në NATO si një sukses të madh për të gjithë qytetarët.
“Prej sot Maqedonia shkon vetëm përpara, ndërsa qytetarët po radhitin edhe një sukses të madh. Urime Maqedoni. NATO-ja vendosi të dërgojë ftesë për t’u bërë anëtarja e 30-të e Aleancës. E morëm ftesën për t’u bërë aleat i vendeve më të fuqishme të botës. Kjo është ftesë për anëtarësim të plotfuqishëm në unionin më të madh për paqe dhe siguri të skenës ndërkombëtare. Pritëm edhe një ditë të madhe. I realizuam qëllimet tona strategjike, ëndrrat dhe shpresat tona të përbashkëta. Të vazhdojmë të hapërojmë deri tek vendimi i ardhshëm i madh kur sërish do të themi ‘po’ për ardhmërinë tonë dhe për ardhmërinë e Maqedonisë. Ju ftojmë të shtunën, më 14 korrik, të festojmë së bashku në qytetet nëpër Maqedoni. Qeveria po përgatit festa në 15 qytete ku me muzikë vendore do të urojmë, sepse po shkojmë përpara, Maqedonia hyn në NATO dhe po hapëron drejt BE-së”, deklaroi Zaev në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Maqedonisë.
Më pas ai shtoi se ky është një realizim i qëllimeve tona strategjike dhjetëvjeçare.
“Vetë ftesa, hapërimi përpara, vetë fillimi i datës për negociata për BE janë një plotësim i qëllimeve tona strategjike dhe ëndrrat tona dhjetëvjeçare si popull, komb si Republika e Maqedonisë. Unë jam i bindur se populli ynë fuqishëm do ta mbështesë këtë ardhmëri sepse këto i meriton ajo ardhmëri. Jam i bindur se në hapat e ardhshëm, në referendum, qytetarët do të dërgojnë porosi serioze në momentin e drejtësisë para ardhmërisë së saj. Jam i bindur se qytetarët janë mbështetësit më të mëdhenj të ardhmërisë së Maqedonisë në NATO dhe në BE”, thotë ai.
Në pyetjen nëse ka marrë porosi nga liderët botërorë në darkën e mbrëmshme me vendet anëtare në Bruksel, Zaev tha:
“Këta janë njerëz që e udhëheqin botën, liderët më të mëdhenj botërorë – presidenti Tram, kancelarja Merkel, presidenti Makron… të mos harroj për të gjithë liderët botërorë. Unë jam shumë i gëzuar që e përjetova këtë moment kur i pash të gëzuar të gjithë këta udhëheqës botërorë për shkak të Maqedonisë. Të gjithë në njëfarë mënyre uruan, dëshiruan sukses, ofruan ndihmë dhe mbështetje. Jam i gëzuar që e përjetova momentin për ta udhëhequr pushtetin ekzekutiv në Republikën e Maqedonisë kur Maqedonisë i ndodhin punë të tilla të bukura madhështore”, tha kryeministri i Maqedonisë./MIA/