Saturday, November 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Ende debatohet për zgjedhjet e parakohshme

Zaev: Ende debatohet për zgjedhjet e parakohshme


LSDM-ja ende nuk e ka qëndrimin e saj definitiv nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse dilema është nëse do të shkohet në mandat të dytë ose të fokusohen në eurointegrime dhe marrje të datës për bisedimet inkuadruese me BE-në”, deklaroi sot kryeministri Zaev.

“Dilema për atë nëse do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare është mes dy opsioneve – nëse do të përcaktohemi për një mandat të plotë të ri që është tërheqës për politikanët, që të mund të porosisim efekte ekonomike, efekte të reformave dhe përmirësim të jetesës së përgjithshme ose të arrihet interesi i shtetit kundrejt partive, e ajo është që të mos japim kurrfarë justifikimi të vendeve anëtare, të cilët një pjesë e tyre në përgjithësi janë kundër zgjerimit, ndërsa Maqedonia pret vendim pozitiv në samitin e BE-së në qershor, ku besoj se Komisioni Evropian i cili është në fund të mandatit të tij dëshiron të lë trashëgimi të veten. Maqedonia shëndritë në pjesën e zgjidhjes politike të çështjeve të hapura bilaterale dhe jemi shembull edhe për Evropën edhe për mbarë mbarë botën. Në pjesën e reformave jemi komplet të suksesshëm”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Klinikën për nefrologji së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se beson që Parlamenti përmes dialogut do të vazhdojë në mënyrë konsensuale t’i marrë vendime e tij, siç përfundon, tha edhe procesi për zgjedhje të antikorrupsionit, ku u votua me konsensus dhe se reformat gjyqësore në shkurt Parlamenti do t’i sjellë gjithashtu me konsensus, si dhe ligjet e reja për reformat në DSK, në administratë, duke theksuar se implementimi do të jetë i dukshëm deri më 26 qershor kur duhet të mbahet samiti i BE-së ku pret vendim pozitiv për Maqedoninë dhe hapjen e kapitullit.

“Ky është shkaku që mbizotëron në përgjegjësinë e marrjes së vendimeve. Debati demokratik është i zhvilluar, mirëpo nëse kryetari i partisë e tregon qëndrimin e tij do ta hesht debatin brenda”, thotë Zaev.

Ai shtoi se këtyre ditëve bisedojnë edhe me partnerin e koalicionit, me parti politike, të cilët janë jashtë koalicionit, parti që nuk janë parlamentare, konsultojnë, siç thotë, shumë shoqata të rëndësishme të qytetarëve, bëjnë anketa dhe analiza dhe në raport me gjetjen e kandidatit më të mirë për zgjedhje presidenciale.

Ai i ftoi BDI-në dhe BESË-n e Gashit dhe dhe BESË-n e Kasamit dhe partitë tjera më të vogla të kyçen në këtë.
“Në zgjedhjet lokale kemi bërë kërcim kuantik, qytetarët votuan për personalitet, jo shqiptarë për shqiptarë, maqedonas për maqedonas… Votuam për personalitet. Mund të bëjmë edhe një kërcim. Nëse gjejmë zgjidhje cilësore, ia vlen që ta bëjmë këtë. Ndoshta do të kemi sukses ndoshta jo, por ia vlen të japim shansë. Deri më 21 parashtrohen kandidaturat. Kemi mjaft kohë që me kohë të analizojmë…Duhet t’i kushtojmë vëmendje të dinjitetshme, për shkak se presidenti i shtetit është funksion shumë i rëndësishëm në vend”, tha Zaev.

Lidhur me deklaratën e BDI-së se nuk do të mbështesin kandidat për president të dalë nga kongresi i LSDM-së, Zaev tha se kandidatin do ta kërkojnë së bashku përmes analizës së përbashkët.

Zaev theksoi se do të ishte kandidat i mirë konsunsual duke i shikuar anketat, por nuk do të kandidohet për shkak se ka, thotë përgjegjësi ta bëjë atë që e ka premtuar, ndërsa ndjehet edhe i ri për president.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!