Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev do ti kalojë pushimet në Ohër, shumica e ministrave në Greqi

Zaev do ti kalojë pushimet në Ohër, shumica e ministrave në Greqi

Kryeministri Zoran Zaev nga pushimi vjetor do të shfrytëzojë disa ditë në periudhën e ardhshme, ndërsa do t’i kalojë me familjen në Ohër, zëvendësi i tij dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u nis për pushime në Mal të Zi, ndërsa zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes Radimila Shekerinska do të jetë shtatë ditë në pushim në Greqi me familjen, transmeton Medial.mk.

Siç kumtoi Sektori për marrëdhënie me opinionin i Qeverisë, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev një pjesë nga pushimi i tij vjetor do ta shfrytëzojë ma familjen e tij në Greqi, ndërsa zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani me bashkëshorten dhe fëmijët do të jetë në pushim deri më tetë gusht.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të jetë në pushim dhjetëra ditë në gusht, ministri i Financave Dragan Tevdoski do të shkojë në pushim dhjetë ditë me bashkëshorten dhe fëmijët në Greqi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhjetëra ditët e ardhshme me familjen do të qëndrojë Greqi. Në Greqi do të shkojë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski me familjen.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska do të shkojë për pushime në Turqi 10 ditë, ministri pa dikaster i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski nuk do ta shfrytëzojë pushimin vjetor, por do të shkojë për fundjavë të vazhduar në Greqi dhe Ohër me familjen, ministri Edmond Ademi i angazhuar për Diasporën sot shkon për një javë në Greqi, ministri pa dikaster Zoran Shapuriq pushimin vjetor do ta shfrytëzojë deri më 10 gusht me bashkëshorten në Itali, ndërsa ministri pa dikaster i angazhuar për Investime të Huaja Adnan Qahil me familjen është në pushim në Turqi.

Edhe ministri i Kulturës Asaf Ademi shkon në pushim  me familjen në Turqi, ministrja Zorica Apostoloska nga 20 gushti do të jetë në Oteshevë, në shtëpinë e vikendit, ministri i angazhuar për Investime të Huaja Bardhyl Dauti pushimin vjetor do ta shfrytëzojë prej 6 gushtit dhe dhjetëra ditë do të kalojë në Shqipëri së bashku me bashkëshorten, ministrin e Bujqësisë Lupço Nikollovski pushimin vjetor do ta kalojë në Kroaci dhe do të qëndrojë disa ditë, ndërsa ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deri më 13 gusht do të shkojë në pushim me familjen në Ohër, ndërsa është e mundur të shfrytëzojë edhe disa ditë për udhëtim të shkurtër deri në Greqi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!