Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev do të kërkojë ndihmën e Ziadin Selës për ta mbështetur në...

Zaev do të kërkojë ndihmën e Ziadin Selës për ta mbështetur në referendum

Kryeministri Zoran Zaev për sot, për dallim nga herat tjera, në takimin e Liderëve ka ftuar edhe kreun e ASH-së Ziadin Sela. Në takimin e Liderëve , sigurisht se temë kryesore diskutimi pritet të jetë çështja e referendumit që është paralajmëruar të mbahet në Tetor.

Ky është takimi i parë zyrtar mes Zaevit dhe Selës, që nga dalja e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria e RM-për çështje parimore.

Si duket Kryeministri Zaev kësaj rradhe nuk e ka dëgjuar partnerin qeveritar BDI-në dhe se sërish llogarit në ndihmën e ASH-së për ta patur sukses Referendumi. Njejtë si vitin e kaluar kur ASH me deputetët e saj kishin rol kyç në krijimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re.

Nga Aleanca për Shqiptarët konfirmuan se sot do të zhvillohet takim mes Kryeministrit Zaev dhe liderit të ASH-së Ziadin Sela, ku temë diskutimi do të jetë cështja e referendumit që ndërlidhet me antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments