Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski do të kenë përballjen e parë televizive para zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit.
Dueli televiziv midis tyre do të jetë në televizionin Kanal 5. Nga ky television kanë theksuar se pas konsultimeve të vazhdueshme dhe komunikimeve,
përballja Zaev – Mickoski do të jetë të marten më 26 mars në emisionin “Vetëm e vërteta” me fillim në ora 18.30
Kjo është përballja e dytë mes tyre, pasi vitin e kaluar para zgjedhjeve lokale kishte një duel televiziv në servisin publik RTVM.