Bomba e dyte e Zaevit nxorri ne pah disa nga pergjimet e funksionareve te larte te Qeverise dhe kryeredaktorit të TV Sitell i afërt me pushtetin Dragan Pavlloviq Llatas.
Dëshmite jane se si merren vendimet gjyqësore, si emërohen gjykatësit dhe si anulohen vendimet gjyqësore në favor të njerëzve të afërt me pushtetin.
Lideri i opozitës ka publikuar edhe bisedën e Drejtorit të Drejtorisë për Zbulim Kundërzbulim Sasho Mijallkov Sasho me Zv/kryeministrin Musa Xhaferi në kohën kur BDI kishte bllokuar zgjedhjene kryetarit të gjykatë supreme.
Biseda e që e publikoi Zaev ishte ajo e ministres së brendshme Gordana Jankullovska me ministrin e financave Zoran Stavrevski, e që në fakt ka të bëjë me anulimin e një padie penale kundër Stavrevskit.
Në bisedën e radhës protagoniste ishte ministrja e brendshme Jankullovska e cila bisedon me kreun e Komunës së Prilepit Marjan Ristevskin, me të cilin bisedojnë për emërimin e një gjykatësi.
Zaev publikoi edhe një bisedë të kryeredaktorit të TV Sitell i afërt me pushtetin Dragan Pavlloviq Llatas me gjykatësen Filimena Manevskën që ka të bëjë me një vendim të gjykatës së Apelit.