Kishte kohë që përflitej për një transferim të mundshëm tek Juventus. Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpool, Emre Can, të cilit i skadon kontrata me “The Reds” në merkaton e verës.
Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport pretendojnë se mesfushori gjerman i ka thënë ”PO” Zonjës së Vjetër.
Gazetat thonë se Paris Saint-Germain gjithashtu e dëshiroi shumë lojtarin, por ky i fundit ka vendosur që të transferohet tek Juventus.
Can nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë që Liverpool luan në gjysmëfinale përballë Romës, pasi është i dëmtuar./Ora News