Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniYlber Sela, takim pune në Gjykatën Kushtetuese

Ylber Sela, takim pune në Gjykatën Kushtetuese


“Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, sot realizoi takim pune në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u takua me z. Sali Muratin, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe z. Aleksandar Lazov, sekretar i përgjithshëm i gjykatës.

Drejtori Sela e uroi z. Muratin për funksionin e tij të ri, duke i dëshiruar shëndet dhe sukses në kryerjen e funksionit me përgjegjësi të lartë.

Njëherazi, ai e informoi bashkëbiseduesin për vështrimet dhe analizat rreth zbatimit të deritashëm të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe për nevojën për zbatimin konsekuent të ligjit nga të gjithë faktorët, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në nivel ndërinstitucional.

Kryetari Murati shprehu kënaqësinë e tij nga takimi me drejtorin Sela duke ofruar njëherazi edhe mbështetje ndaj punës së AZGj-së. Njëkohësisht, ai e informoi z. Sela rreth aktiviteteve të Gjykatës Kushtetuese që planifikohen të ndërmerren gjatë mandatit të tij, ndërsa përmendi edhe gjendjen jo të favorshme me plotësimin e ekipit të shërbimit profesional si dhe nevojën për përforcimin e kapaciteteve profesionale të gjykatës me angazhimin e personave kompetentë nga komunitetet joshumicë, përfshi edhe përkthyes dhe lektorë.

Gjatë takimit, të dy palët e riafirmuan nevojën për përforcimin e bashkëpunimit, duke pranuar rëndësinë që ka stimulimi i një ambienti social në respektimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të çdo qytetari, si dhe në promovimin, ruajtjen dhe përforcimin e të drejtës së qytetarëve për të përdorur gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!