Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniYlber Sela promovon librin e ri “Aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve...

Ylber Sela promovon librin e ri “Aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Sot Agjencia e Zbatimit të Gjuhës promovoi librin “Aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” nga autori Llazo Mazovski, transmeton TetovaSot.

Me rastin e promovimit të këtij botimi shkencor, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela tha se promovimi i këtij punimi përkon me shënimin e Ditës së Gjyqësorit, duke pasur parasysh, siç u shpreh ai, se temë kryesore e punimit është sistemi gjyqësor dhe përdorimi i gjuhëve në proceset para institucioneve gjyqësore.

“Promovimi i këtij punimi përkon me shënimin e Ditës së Gjyqësorit, duke pasur parasysh se temë kryesore e punimit është sistemi gjyqësor dhe përdorimi i gjuhëve në proceset para institucioneve gjyqësore. Të udhëhequr nga mendimi për t’u shqyrtuar aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve në një fushë sociale më specifike, siç është gjyqësori, në periudhën e kaluar jemi përpjekur t’i trajtojmë situatat në lidhje me përdorimin e gjuhëve në sistemin e gjyqësorit si një nga shtyllat më të rëndësishme mbi të cilat bazohet çdo bashkësi shoqërore.
Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve të garantuara me kushtetutë dhe me ligj, përfshirë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në procedurat para institucioneve gjyqësore, është jo vetëm e drejtë, por edhe nevojë për realizimin real të tyre të çdo qytetari që ka nevojë, pavarësisht nëse qytetari është palë apo mund të paraqitet në ndonjë cilësi tjetër në ndonjë procedurë të caktuar. Jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë një sërë sfidash me të cilat përballet sistemi i gjyqësorit, fushë në të cilën diskutohet vazhdimisht nevoja për reforma të nevojshme që duhet t’i përmirësojnë dhe avancojnë situatat. Le të jetë ky punim motiv për ndërmarrjen e aktiviteteve dhe sigurimin e kushteve të nevojshme për realizimin e njërës prej sfidave të tilla, e që është Ligji i Përdorimit të Gjuhëve në sistemin gjyqësor. Në fund, dëshiroj ta falënderoj bashkautorin mr. Lazo Mateskin për përkushtimin dhe bashkëpunimin në procesin e përgatitjes së punimit, recensentët prof. dr. Jeton Shasivarin dhe prof. dr. Afet Mamutin për kontributin dhe recensionin e tyre, si dhe ekipin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, të cilët ndihmuan që ky punim të dalë në dritë. Shpresoj që punimi do të ketë jehonë pozitive te lexuesit” tha Sela në fjalimin e tij.

Autori Llazo Mazovski tha se jo rastësisht është zgjedhur dita e sotme – Dita e gjyqësorit për promovimin e këtij punimi, duke pasur parasysh se e shqyrton tematikën e përdorimit të gjuhëve në procedurat para organeve gjyqësore.

“Jo rastësisht është zgjedhur dita e sotme – Dita e gjyqësorit për promovimin e këtij punimi, duke pasur parasysh se e shqyrton tematikën e përdorimit të gjuhëve në procedurat para organeve gjyqësore. Motivi themelor dhe pikënisja e përpilimit të një punimi të këtillë ishte gjendja aktuale e lidhur me zbatimin e gjuhëve në sistemin legjislativ dhe ndjenja e nevojës që të ndërmerren aktivitete, përkatësisht të riafirmohet interesi i zbatimit të rregullave pozitive ligjore, të cilat e rregullojnë përdorimin e gjuhëve në këtë fushë të rëndësishme shoqërore.
Ky punim u referohet aspekteve materiale dhe proceduralo-juridike të përdorimit të gjuhëve në sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në rregullimin e tyre ligjor dhe përdorimin në organet gjyqësore, me theks edhe të akteve më të rëndësishme ndërkombëtare, që i referohen përdorimit të gjuhëve dhe të drejtës së mosdiskriminimit gjuhësor. Zbatimi i gjuhëve në sektorin gjyqësor për shkak të realizimit të angazhimeve për pasjen e papengueshme dhe faktik të lirive dhe të drejtave të garantuara të qytetarit si palë është proces i plotësuar me vështirësi dhe sfida të natyrës objektive dhe subjektive, si dhe mungesë e burimeve të natyrës materialo-teknike dhe kadrovike.
Sistemi gjyqësor padyshim që paraqet një nga shtyllat themelore të sistemit institucional dhe vendosjen e sistemit efikas funksional, që mëton drejt realizimit të funksionit të tij të drejtësisë efektive, cilësore dhe të barabartë dhe është postulat i rëndësishëm i parimit të sundimit të së drejtës në bashkësinë shoqërore të bazuar në respektimin e vlerave qytetëruese bashkëkohore. Sigurisht, këtë libër e shoh si nxitje e veprimit institucional më gjithëpërfshirës të të gjithë aktorëve të përfshirë, me qëllim për të krijuar kushte të zbatimit real dhe praktik të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në sistemin gjyqësor” u shpreh kështu autori Llazo Mazovski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!