Grupi i i ashtuquajtur “Komiteti Maqedonas” përmes një letre dërguar deri tek Agjencioni për zbatimin e ligjit të gjuhëve kërkojnë ndërprerjen e zbatimit të ligjit të gjuhëve në vend.
Ato, madje kërcënojnë se nëse nuk ndërpritet zbatimi i Ligjit të gjuhëve mund të ndodhin shumë gjëra të këqija në vend pasiqë ekziston një revoltë shumë e madhe tek qytetarëve pikërisht për shkak të zbatimit të këtij ligji.
Nga ana tjetër, ndaj këtyre kërcënimeve sot ka reaguar edhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela.
Ai në një prononcim për Agjencinë Zhurnal shprehet se askush nuk mund të ndal punën e AZGJ-së por as punën e tij si drejtor. Ai thotë se institucioni që drejton ai nuk rrezikon asnjë gjuhë, dhe asnjë etni.
“Mendoj se kërcënimet e tilla janë déjà vu. Sa herë që fillon fushata parazgjedhore, ringjallen edhe veprimet e tilla destruktive. Askush nuk mund ta ndalë punën e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, e as punën time si drejtor. Kemi të bëjmë me një institucion shtetëror, të themeluar nga Kuvendi i RMV-së. Pra çdo gjë është ligjore. AZGJ-ja nuk rrezikon asnjë gjuhë, asnjë etni. Prandaj format kërcënuese ndaj saj janë të paarsyeshme dhe joqytetëruese”, ka deklaruar për Zhurnal, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela.