Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiXhevdet Dauti për Struga Ekspres: Ka patrullime të policisë në Ladorisht, nuk...

Xhevdet Dauti për Struga Ekspres: Ka patrullime të policisë në Ladorisht, nuk ka më vjedhje nga hajdutët


Patrullime të shumta të policisë vërehen nëpër shumë fshatra të Strugës pas vjedhjeve të shumta të shtëpive nga hajdutët.

Dhjetra shtëpi janë grabitur nga hajdutët nëpër fshatrat e Strugës brenda një muaji, sidomos në Ladorisht,Shum, Tegeriç dhe Shum.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Ladorishtit z.Xhevdet Dauti për Struga Ekspres tregon se pas vjedhjeve të shumta në Ladorisht ka një reagim nga nga stacioni policor i Strugës.

“Në bashkëpunim me stacionin e policisë me në krye komandantin Valon Hani ne si Bashkësi Lokale kemi bashkëpunim të ngushtë ku tani vërehet njê stabilitet nê fshat pas ankthit të vjedhjeve tê shumta.
Policia po patrullon vazhdimisht fshatin Ladorisht, vërehen kudo policët.
Uroj që këto raste mos të përsëriten kurrë.”, shprehet z.Xhevdet Dauti, kryetar i Bashkësisë Lokale në Ladorisht.

Përveç patrullimeve në Ladorisht,forcat të shumta policore vërehen edhe në disa fshatra të Strugës.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments