Ai veten e quan e mbret, jo nga sindromi I modestise, Xhevati s’eshte aspak modest, ai nuk di te jete modest, ai permjer mbi modestine, por mbreti I tij eshte nje mbret tjeter , mbreti I tij eshte I pervecem, nuk eshte nga mbreterit e Shekspirit qe vijne e fshihen neper shekuj, here te denuar e te pergjakur pa buzeqeshur ne syte e s’emes, here te shenjuar gjer pertej kohes me heroizma prej kurverimi. Jo, Xhevati eshte tjeter mbret, aspak modest; eshte kokekraste a nje cope kraste nga krast’ e Krujes se Kastrioteve…Ju mund ta quani si te doni: poet, aktor, regjisor, shkrimtar, pedagog… por pa perzierjen e se pergjithshmes, Xhevati eshte pjelle e se pervecmes…Ky eshte Xhevati, ky eshte emri e ky mbiemri, por I pervecem, ngurtesisht…Mbase epokat postxhevatjane do pervijojne e do ndricojne secilin kend te ketij shkembi , por fjala ime jopretendente, e thjeshte, e shkurte, e prere me masen e se vertetes, shpresoj qe te kete permbushur, jo objektivin e nje kronisti, por objektivin e nje detyre qe I ngarkon historia secilit pjesetar te saj…
Lebit Murtishi