Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionXhemi Hajredini: Efendi, nuk vij më në xhami

Xhemi Hajredini: Efendi, nuk vij më në xhami

Efendi, nuk vij më në xhami

Përgatiti: Xhemi Hajredini
Strugë, 4 tetor 2019

Herë pas herë shoqërohem me klerikë dhe mësoj rrëfenja që të ngjallin interes. Sot, si ditë e premte që është, m’u kujtua një bisedë mes një hoxhe dhe një besimtari (emri Sabri është i rastësishëm).

Sabriu: Mirëdita, efendi!
Hoxha: Urdhëro, Sabri!
Sabriu: Nuk do të vij më në xhami.
Hoxha: Po pse more Sabri, ç’qenke mërzitur?
Sabriu: Po shoh vetëm ligësi, efendi. Shoh e takoj njerëz me qëllime të këqija. Dëgjoj se si ju hoxhallarët shani njëri-tjetrin. Vërej se shumica e njerëzve që falen jo që nuk dinë arabisht por as shqip nuk merren vesh. Mendja e njerëzve është përqëndruar te thashethemet, celularët, portalet, interneti, kurbeti, interesi dhe te gjërat pa vlerë. Jemi keq, efendi.
Hoxha: Mirë, Sabri. Me të drejtë qenke zemëruar por ki durim edhe tri ditë e pastaj vendos. Për këto tri ditë do të jap një detyrë me përgjegjësi. Lexo për jetën dhe veprën e Naim Frashërit, mëso përmendsh poezinë “Atdheu” dhe ligjeratën para namazit, të së premtes që vjen, do ta mbash ti. Tema e ligjeratës do të jetë “Atdheu”.
Sabriu: Nuk jua prish dot, efendi. U tha u bë.
Iku Sabriu dhe për tri ditë humbi pa shenjë e pa dukë. Ai studionte Naim Frashërin, mësonte për jetën dhe veprën e tij, e lexonte disa herë në ditë poezinë “Atdheu” për ta mësuar përmendsh dhe punonte deri vonë për ta përgatitur ligjeratën e tij për ditën e premte, para namazit. Tri ditë në siklet Sabriu por dalëngadalë ia doli dhe para ditës së xhuma takohet me hoxhën.
Sabriu: Tungjatjeta, Efendi!
Hoxha: Mirë se erdhe, Sabri. Hë, si të shkuan punët këto tri ditë?
Sabriu: Shumë mirë. Jam gati për ta mbajtur ligjeratën kushtuar atdheut dhe për ta recituar, përmendsh, poezinë “Atdheu”.
Hoxha: Më gëzove pa masë, o njeri i dashur!
Para namazit të xhumasë, Sabriu foli me shumë dashuri për atdheun, dha shumë informacione për veprën dhe jetën e poetit të madh Naim Frashëri (apostullit të shqiptarizmës) dhe si bilbil e me shumë emocion recitoi poezinë “Atdheu”. U përlotën edhe njerëzit brenda xhamisë. Shumë ligjeratë e bukur! Të lumtë Sabri – ishin urimet e besimtarëve në faltore.
Pas faljes së namazit, hoxha falënderoi Sabriun dhe e ndaloi për të pirë një çaj bashkë.
Hoxha: Hë mo Sabri, për këto tri ditë dëgjove të shahen hoxhallarët me njëri-tjetrin, ke shikuar nëse dikush di apo nuk di shqip e arabisht, të lexojë a të mësojë?! Po thashetheme të tjera ke dëgjuar?
Sabriu: Jo, efendi, këto tri ditë u mora me dytyrën që më dhe.
Hoxha: E shikon sa e thjeshtë është, Sabri? Mjafton të merremi me punët dhe detyrat tona; mjafton të mësojmë, punojmë e veprojmë drejt, për të mirën tonë, të familjes dhe shoqërisë dhe gjërat do të shkojnë mbarë e mirë. Tani, Sabri, bë si të ta dojë kokrra e qejfit!
Sabriu: E kuptova porosinë, efendi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!