Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderXhaka e Shaqiri u sollën të mira shqiptarëve në Zvicër

Xhaka e Shaqiri u sollën të mira shqiptarëve në Zvicër

Shkruan: Enver Robelli

Shqiponja lufton paragjykimet!

Një njoftim tepër interesant nga revista shkencore zvicerane “Horizons. The Swiss Research Magazine”

Kërkimi i një banese në Zvicër jo përherë është punë e lehtë. Personat me mbiemër të huaj të cilët konkurrojnë për të marrë me qira një banesë, refuzohen shpesh nga qiradhënësit – për shkak të origjinës. Dhe origjinën e zbulon emri ose mbiemri. Një person me mbiemrin Berisha ka më pak shanse të gjejë dhe marrë një banesë se një person me mbiemrin Müller apo edhe Fernandez.

Tani politologët nga Berni dhe Neuenburgu, dy qendra të rëndësishme universitare në Zvicër, kanë arritur në një përfundim shumë interesant. Një studim i tyre tregon se pasi Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka bënë gjestin me shqiponjë më 2018, kosovarët që kërkonin banesa në Zvicër patën më shumë fat. Brenda tre muajve pas ndeshjes së futbollit mërgimtarët nga Kosova pranuan 6 për qind më shumë përgjigje pozitive për të shikuar një banesë për të cilën interesoheshin. Me 75 për qind përgjigje pozitive nga qiradhënësit, kosovarët iu afruan kërkuesve të banesave me mbiemër zviceran. Hulumtuesit dërguan 11’930 kërkesa në emër të personave me mbiemra zviceranë dhe mbiemra që tingëllojnë të huaj.

Rritja e përgjigjeve pozitive ndaj personave nga Kosova është “statistikisht sinjifikative”, tha drejtuesi i studimit Daniel Auer. Debati mbi shqiponjën dhe mbi lojalitetin e futbollistëve pati efekt antidiskriminues. Auer tha se zviceranët u treguan solidarë me lojtarët: solidaritet kundër FIFA-s dhe kundër Serbisë. Përkthyer në gjuhë edhe më të kuptueshme: kur zoti Xhaka dhe zoti Shaqiri bëjnë shqiponjën në Rusi, zoti Berisha ka më shumë shanse të gjejë një banesë në Zvicër.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!