Iniciativa e VMRO-DPMNE-së për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk mund të vendoset në rend dite pa u formuar Qeveria teknike 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, siç parasheh Marrëveshja e Përzhinos, njoftoi kryeparlamentari Talat Xhaferi në një brifing me gazetarë. Ai tha se ky tanimë është obligim ligjor, ndërsa alternarivë e vetme mbetet që shpërbërja e Kuvendit të vijë në rend dite me iniciativë prej 61 deputetëve, raporton SHENJA.