Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniXhaferi për ligjin e gjuhëve: Kriza nuk do të pengojë që të...

Xhaferi për ligjin e gjuhëve: Kriza nuk do të pengojë që të publikohet në Gazetën Zyrtare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është shprehur i prerë, se edhe përskaj situatës së re të krijuar në Maqedoni pas referendumit të 30-shtatorit, ligji i gjuhëve do të publikohet në Gazetën Zyrtare, por nuk premtoi datë, transmeton Portalb dhe Struga Ekspres.

“Nuk është çështje e premtimeve të mija, është çështje e obligimeve të mija kushtetuese. Tash kur do të ndodhë, do të ndodhë”, tha Xhaferi në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se publikimi i ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare nuk do të ndikohet nga kriza e re që u krijuar në Maqedoni, dhe pamundësia e sigurimit të 80 deputetëve për të votuar ndryshimet kushtetuese që vijnë pas referendumit të 30-shtatorit.

“Jo, jo, nuk mundet”, tha Xhaferi i prerë.

Përndryshe, ligji i gjuhëve është votuar për herë të dytë më 14 mars të 2018-s, por për shkak se ai nuk u dekretua nga presidenti Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare, me çka edhe nuk ka hyrë në fuqi. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi kohë më parë deklaroi se ligji do të publikohet në Gazetën Zyrtare pas referendumit të 30-shtatorit, bashkërisht me Marrëveshjen e ratifikuar Maqedoni – Greqi, e cila poashtu nuk është dekretuar nga Ivanovi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments