Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski mbajti një konferencë shtypi për të shpallur të suksesshme tenderin për subvencionimin e kompanive të fluturimit me buxhet të ulët dhe shtoi se e vetmja kompani që u paraqit në konkurs për të tretën herë radhazi ishte kompania hungareze “Wizz Air”.
Kompania e aviacionit “Wizzair” ka për detyrim të fillojë të operojë së paku me katër linja të reja ajrore nga aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, dy linjat e para duhet të fillojnë me operim që nga 26 marsi 2019, dhe dy të tjerat brenda një viti që nga data e nënshkrimit të kontratës dhe të shërbejë për të njejtat linja për periudhën për të cilën është dhënë ndihma financiare. Kompania gjithashtu ka për detyrim të krijojë dy linja të reja nga “Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi” deri më 26 mars të vitit 2019 dhe të njëjtat linja t’i shërbejë për të paktën dy vjet ” – shpjegoi ministri Sugareski.
Qeveria për subvencionimin e fluturimeve me buxhet të ulë në periudhën 2019-2022 gjithsej ka planifikuar të shpenzoj 312 milion denarë ose 5 milion euro. Kurse për çdo linjë të re ajrore në aeroportet “Aeroporti ndërkombëtarë-Shkupi” dhe “Shën Apostull Pali” në Ohër, Qeveria do të ndajë 40.000 euro.
ALSAT