Thursday, September 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniWizz Air nga Ohri do të fluturojë për në Milano, Katovicë dhe...

Wizz Air nga Ohri do të fluturojë për në Milano, Katovicë dhe Vroclav

Wizz Air njofton zgjerim të mëtejshëm në Republikën e Maqedonisë, duke shtuar një aeroplan të gjashtë në bazën e saj në Shkup, si dhe 13 linja të reja ajrore.

Me biletat që janë të disponueshme që nga sot, Wizz Air shton pesë linja të reja në rrjetin e saj, duke e lidhur Shkupin me Budapestin dhe Napolin, ndërsa Ohri do të lidhet me Milanon, Katovicën dhe Vroclavin, përveç linjave tashmë të shpallura për këtë vit.

Me fillimin e këtyre 13 linjave të shumëpritura nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, Wizz Air do ta lidhë Maqedoninë me 41 destinacione në 17 vende të Evropës. Shtohet një aeroplan i gjashtë në bazën në Shkup dhe modernizohet i gjithë flota me avionët më të avancuar Airbus A321neo deri në fund të këtij viti. Me këtë përmirësim, kapaciteti i ulëseve do të rritet për 55%, theksojnë nga kompania.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments