Kompania ajrore Wizz Air ka njoftuar se po fillon procesin e mbylljes graduale tê linjês së saj ajrore Ohër- Vjenë.
Në fazën e parë, më 26 tetor të këtij viti, do të hiqen linjat për në Bilbao dhe Londër Gatwick, ndërsa linjat e tjera, përfshirë edhe atë midis Vjenës dhe Ohrit, do të pushojnë së operuari më 15 mars 2026, ka njoftuar portali rajonal i aviacionit EX YU Aviation News.
Linja në Vjenë funksionon që nga viti 2018, dhe aktualisht pesë avionë Airbus A321neo, të cilët operojnë në 28 linja drejt 20 shteteve. Si arsye për mbylljen e kësaj baze, kompania ka përmendur kostot dhe taksat që janë rritur ndjeshëm.
Kompania së fundmi ka njoftuar se do të hapë një linjê ajrore në Bratislavë më 14 nëntor, çka mund të rezultojë me zhvendosjen e disa prej linjave të prekura atje.(Struga Ekspres)