Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVuçiqit i duhet vota e deputetit të vetëm shqiptar për Qeverinë e...

Vuçiqit i duhet vota e deputetit të vetëm shqiptar për Qeverinë e re

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur konsultimet për mandatin e Qeverisë së re me një takim me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, i cili është përfaqësues i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Ky koalicion do të ketë një mandat në Kuvendin e Serbisë. Kamberi ka thënë se kërkon integrimin e shqiptarëve dhe se pjesëmarrja në Qeverinë e Serbisë nuk është prioritet i tyre.

“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për pakicat dhe fond për zhvillim”, ishin kërkesat që sot ia dorëzuam presidentit Vuçiq, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai ka thënë se prioritet i koalicionit është integrimi në institucionet publike, ato në nivel lokal dhe regjional, ndalimi i pasivizimit të adresave, fondi zhvillimor për Luginën dhe ndryshimi i Ligjit për flamurin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments