Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniVuçiqit i refuzohet kërkesa për të vizituar Kosovën

Vuçiqit i refuzohet kërkesa për të vizituar Kosovën

Presidentit serb i refuzohet kërkesa për të vizituar sot Kosovën. Sikurse bëjnë me dije mediat në Kosovë, stafi i presidentit Vuçiq i ka dërguar institucioneve të Kosovës, një kërkesë zyrtare për të realizuar një vizitë atje.

Ministria e Jashtme e Kosovës e ka konfirmuar kërkesën e zyrës së presidentit serb, por thotë se nuk do t’ja japë lejen për të vizituar Republikën e Kosovës. Bashkë me Vuçiq, pritej që në Kosovë të mbërrinte edhe ministri i brendshëm Aleksandër Vulin, ish-shefi i zyrës për Kosovën Marku Gjuric dhe shefi aktual i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Kjo vizitë e papritur e presidenitit serb në Kosovë vjen pas deklaratave, ku ai e krahasonte marrëdhënien mes shtetit të tij dhe atij kosovar të ngjashem me situatën në Nagorni Karabak. Kjo deklaratë nxiti një varg reagimesh të cilësuara si esktreme dhe luftënxitëse, duke bërë të deklaroheshin edhe disa institucione ndërkombëtare si NATO-ja dhe ndonjë zyre e Bashkimit Evropian.

Po kështu një kërkesë e tillë e kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi, ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit në luftën e fundit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!