Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVritet në Austri 29 vjeçari nga Maqedonia, la pas vete vajzën 8...

Vritet në Austri 29 vjeçari nga Maqedonia, la pas vete vajzën 8 vjeçare dhe djalin 4 vjeçar (VIDEO)

Një shqiptar nga Maqedonia ka humbur jetën në Vöcklabruck të Austrisë si pasoje e një sherri në një lokal. Viktima është 29-vjeçari Besar N. nga Maqedonia. Ngjarja ka ndodhur në shisha barin “Veelax” në Regau dhe shqiptari është qëlluar me thikë nga disa persona ende të paidentifikuar.

Përmes një të afërmi, mediat austriake mësojnë se viktima la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël, konkretisht një vajzë tetë-vjeçare dhe një djalë katër-vjeçar. Policia austriake ende po përpiqet të zbardhë shkaqet e kësaj vrasje misterioze, që dyshohet se ka ndodhur per motive banale. Dyshohet se në mesin e sulmuesve kanë qenë dy shqiptarë.

Një thikë është gjetur në një veturë jashtë lokalit ku ndodhi sherri. Por, dyshohet se ajo nuk është arma me të cilën është kryer krimi. Në lojë mund të ketë qenë disa thika.

Sikurse ka pohuar Valid H., pronar i lokalit në fjalë, viktima kurrë nuk i kishte parë më parë në restorantin e tij pjesëmarrësit e zënkës. Prindërit e viktimës ende jetojnë në Maqedoni. Viktima 29-vjeçare menaxhonte një kompani në Attnang-Puchheim dhe do të varroset në Maqedoni.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments