Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVritet me armë zjarri 28 vjeçari para shtëpisë së tij

Vritet me armë zjarri 28 vjeçari para shtëpisë së tij

Mbrëmjen e së shtunës në pjesën qendrore të qytetit në Gostivar, me armë zjarri është vrarë një 28 vjeçar. Gostivari Sot mëson që vrasja ka ndodhur para shtëpisë familjare të viktimës.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan ekskluzivisht për Gostivari Sot burime nga Policia.

Sipas burimeve policore, dorasit dhe motivi i vrasjes ende nuk dihen. Polocia ka nisur hetimet.

Lajmi për Gostivari Sot u konfirmua edhe nga Spitali i Gostivarit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments