Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak çasteve në afërsi të pompës së benzinës “Arena”
në Çair. Siç mëson TV SHENJA, i vdekur ka mbetur një person i moshës rreth 30 vjeç.
Policia menjëherë ka dalë në teren dhe janë duke siguruar vendin ku ka ndodhur ngjarja tragjike.
Nuk dihen ende motive pse ka ndodhur vrasja. Fotoja më poshtë është nga vendi i ngjarjes.