Vritet 62 vjeçari me plumb në kokë

0
18

Një vrasje ka ndodhur në Shkup. Gjashtëdhjetë e dy vjeçari me iniciale Zh.M. nga Shkupi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Ivan Naumov Halabaku”.
Rastin e ka paraqitur në polici nipi i tij, L.P. Ai të dielën në mëngjes (dje) e ka gjetur gjyshin e vdekur me plagë nga armë zjarri në kokë, shkruan Gazeta Lajm.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

“Mjeki i emergjencës ka konstatuar se personi në fjalë është i vdekur, kurse hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB-së në SHkup”, njoftoi policia.

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5