*Policia e Beratit, ka arrestuar 53-vjeçarin Dhimitër Kuqi, i cili mbrëmjen e djeshme vrau aksidentalisht me armë gjahu fqinjin e tij në fshatin Bogdan, shtetasin Adriatik Toska, 57-vjeç.
Uniformat blu në Berati, raportojnë se mbi 53-vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia ”.
Dhimitër Kuqi, dyshohet se qëlloi me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër, por nga pakujdesia plagosi shtetasin Adriatik Toska, i cili si pasojë e plagës së marrë ndërroi jetë në spital.
Burime bëjnë me dije se si autori edhe viktima, kanë qenë duke ruajtur prej disa netësh parcelat me misër, që i dëmtonin derrat e egër, kur në përpjekje për të gjuajtur derrin, 53-vjeçari Dhimitër Kuqi, ka gjuajtur aksidentalisht bashkëfshatarin e tij Adriatik Toska.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.