Policia ende është duke punuar për zbardhjen e vrasjes së Dilaver Bojkut në Strugë. Siç njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një takim me gazetarët, hetimi për kapjen e autorit të vrasjes po vazhdon ende.
Ai tha se policia posedon disa informacione në lidhje me rastin, por nuk ka ende prova të mjaftueshme për të zbuluar se cili qëndron pas vrasjes së Dilaver Bojkut.
Spasovski shtoi se hetimi atje po zhvillohet me vështirësi ngase nuk kakamera të sigurive dhe po punohet në bazë të deklaratave të dëshmitarëve.
Kujtojmë se Dilaver Bojku u vra më 14 gusht në lokalin Aqua Bar në pronësi të tij. Ai u qëllua në sytë e birit të tij.