Saturday, August 2, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVOXAL: Streha e fundit e Arben Taravarit!

VOXAL: Streha e fundit e Arben Taravarit!

Në politikë, konzistenca dhe fjalët e thëna publikisht nuk janë vetëm çështje etike, por gurthemeli i çdo karriere politike që kërkon të jetë jetëgjatë dhe e besueshme. Aq më tepër në një shoqëri si e jona, ku, përkundër perceptimeve për klientelizëm, ende ekziston një pritshmëri minimale për koherencë dhe qëndrueshmëri politike. Sepse edhe për oportunistin apo klientelistin, ekziston diçka që quhet besim.

Nga anketat, listat e veçanta, kandidaturat e përbashkëta dhe deklaratat se “nuk shkon me VLEN-in”, deri te lavdet për kryeministrin Hristijan Mickoski, Arben Taravari duket se po e përshkon rrugën e plotë të transformimit në një “kameleon politik”.

Dy minutat vendimtare të Taravarit në takimin me Mickoskin…

E vërteta që doli nga foltorja e Kuvendit hodhi dritë mbi takimin e fundit të Arben Taravarit me Hristijan Mickoskin, një takim që do të mbetet referencë për kthesën më të thellë të një lideri politik shqiptar në vitet e fundit.

Deputeti Halil Snopçe, nga radhët e ASH-Taravari, tentoi ta sfidojë versionin e zëvendëskryeministrit Arben Fetai, i cili kishte deklaruar se Taravari tentoi të “kontrabandojë” votuesin e ASH-së për të sjellë BDI-në në pushtet, duke i bërë një pyetje publike vetë Mickoskit. Por përgjigjja që doli nuk ishte thjesht “jo”, siç u tentua të paraqitet. Ishte një rrëfim që konfirmon drejtpërdrejt flirtin politik të Taravarit me BDI-në.

Mickoski nga foltorja tha se “Taravari nuk më tha “Nëse doni të qëndrojmë në Qeveri, VLEN duhet të dale”, por më tha “E pse të mos hyjë BDI?’ Dhe unë e shikoj në sy dhe i them “Nëse hyn BDI, çfarë më duhesh ti mua?’ Dhe ai më shikon… unë e shikoj… dhe ashtu zgjati ndoshta një apo dy minuta. ‘E po mirë’, tha dhe u largua”.

I gjithë rrëfimi i përmbledhur në ato dy minuta heshtjeje është pikënisje e shumë pikëpyetjeve për rolin real të Arben Taravarit në skenarin politik.

Përpjekje për defokus nga ASH-Taravari

E vënë përballë një deklarate që rrënon gjithë narrativën e krijuar prej tyre, ASH e Arben Taravarit tentoi të devijojë vëmendjen e opinionit. Në vend që të përballet me pyetjen thelbësore pse kërkonte që BDI të kthehej në pushtet, partia e tij u përpoq ta zhvendosë debatin te fjalori i përdorur në një batutë për “kaurët”.
Në reagim të menjëhershëm, koalicioni VLEN e riktheu fokusin aty te disa pyetje të cilat i shtruan në opinion: “Çfarë halli e detyroi Taravarin që të bëhet shkues mes Ali Ahmetit dhe Hristijan Mickoskit?”

Ishte presioni i dosjeve të Gjoka Construction, apo ndonjë shantazh i ardhur përmes mikut të tij të afërt, Fatmir Mexhiti – atij që, përveç pagës së drejtorit, e kishte qerasur Taravarin me nga një mijë euro në muaj? pyetën nga VLEN.

Cila do qoftë përgjigjja, ajo që mbetet fakt është se Arben Taravari e mbylli ciklin e tij politik duke kërkuar strehim te të njëjtët që e sollën në politikë si kundërpeshë./VOXAL/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments